Bechkam parashikon fituesin e Premierligës

Futboll

Bechkam parashikon fituesin e Premierligës

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 18:21
David Beckham

David Beckham ka dhënë mendimin e tij për fituesin e Premierligës në stinorin që po vjen.

Legjenda e futbollit anglez, David Beckham mendon që Manchester United do të triumfojë në Premierligë këtë sezon dhe sipas tij kjo do të jetë meritë e trajnerit Jose Mourinho.

“Them se Manchester United do ta fitojë trofeun edhe pse dihet që jam tifoz i tyre”.

“Me Mourinhon ekipi do të ndryshojë, pasi që ai e di se çfarë dëshiron dhe këtë e transmeton shumë mirë te lojtarët. Me të United do të kthehet sërish në majë”, ka deklaruar Bechkam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat