Kjo është e ardhmja e Dzekos

Futboll

Kjo është e ardhmja e Dzekos

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 20:09
Edin Dzeko

Agjenti i sulmuesit të Romës, Irfan Redzepagic, ka thënë se klienti i tij, Edin Dzeko, do të vazhdojë të mbetet lojtar i romakëve edhe për edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi boshnjak u transferua te Giallorossët në verën e kaluar nga Manchester City, por arriti të shënojë vetëm tetë gola në sezonin e parë në Serie A. duke nxitur spekulime për një largim të mundshëm nga ‘Olimpico’.

"Ai do të qëndrojë qind për qind te Roma. Ai dëshiron të dëshmojë se është lojtar i klasit botëror dhe këtë do ta bëjë me fanellën e Giallorossëve”, tha agjenti i lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat