“Pensionimi i Messit lajm i mirë për Barcelonën”

Futboll

“Pensionimi i Messit lajm i mirë për Barcelonën”

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 22:32
Lionel Messi

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, mendon se do të ishte diçka fantastike për katalunasit nëse Lionel Messi vendos përfundimisht të mos rikthehet te Argjentina.

Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, shokoi të gjithë me vendimin e tij për t’u pensionuar nga Argjentina, vendim të cilin e mori pas humbjes nga Kili në finale të Copa America.

“Nëse flas si trajner i Barcelonës, them se nuk do të ishte keq për ne”, tha Enrique. “Kjo do të thotë se ai nuk do të udhëtojë më shumë larg”.

“Nuk them se është një situatë mirë, por them se ai do të kishte më shumë kohë për të pushuar”, shtoi trajneri spanjoll.

“Messi i tha ato fjalë në një moment të vështirë, pasi humbi atë finale. Kështu që ai duhet ta konfirmojë këtë nëse përfundimisht do të heq dorë nga kombëtarja”, tha mes tjerash Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat