Mourinho kërkon yllin e Real Madridit

Futboll

Mourinho kërkon yllin e Real Madridit

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 08:03
Jose Mourinho

Jose Mourinho dëshiron ta rikthejë Luka Modricin në Angli

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, dëshiron që ta rikthejë Luka Modricin në Angli, duke e transferuar atë në ‘Old Trafford’.

Trajneri portugez ishte ai i cili e transferoi Modricin në ‘Santiago Bernabeu’ në vitin 2012 dhe tani dëshiron që sërish të ribashkohet me kroatin te ‘Djajtë e Kuq’.

Sipas ‘Fichajes.net’, Jose Mourinho është i gatshëm të paguajë më shumë se 50 milionë euro për 30 vjeçarin.

Megjithatë, kjo lëvizje duke vështirë e realizueshme pasi Modric llogaritet si shtylla e mesfushës së ‘Los Blancos’ dhe Zinedine Zidane nuk dëshiron të heq dorë nga kroati.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat