Roshi firmos për ekipin rus

Futboll

Roshi firmos për ekipin rus

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:35
Odise Roshi

Odise Roshi ka firmosur kontratën trevjeçare me Terek Grozny, duke mbyllur transferimin e tij në kampionatin rus. Anësori i kombëtares kuqezi ka pozuar edhe me fanellën e skuadrës së re të Premier Ligës Ruse, në krah të shokut të pandarë, Bekim Balajt, dhe dy menaxherëve, Ardian Aliaj e Shkumbin Qormemeti. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka negociuar dhe udhëhequr me sukses këtë tratativë, duke i bërë sërish bashkë, si te Rijeka, dy kuqezinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat