Dormundi konfirmon edhe një përforcim

Futboll

Dormundi konfirmon edhe një përforcim

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 13:58
Schurrle

Dormundi e ka ndërmend të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri. Pas rikthimit të Mario Gotzes, bënë edhe një goditje të fortë në afatin kalimtar veror.  Verdhezinjët njoftojnë zyrtarisht blerjen më të fundit pas marrëveshjes së arritur me Wolfsburg-un. Schürrle, i cili më parë ka luajtur te Chelsea, ka firmosur kontratë pesëvjeçare në “Signal Iduna Park”, i bindur kryesisht nga trajneri Thomas Tuchel, me të cilin ka punuar para disa vitesh në Mainz. Kjo blerje krijon një ofensivë të frikshme verdhezi, aty ku Marco Reus, Mario Gotze, Andre Schürrle, Pierre-Emerick Aubameyang, Ousmane Dembele, Shinji Kagawa dhe Jakub B?aszczykowski do të jenë makthi i çdo mbrojtjeje në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat