Një portugez përforcon Gjilanin

Futboll

Një portugez përforcon Gjilanin

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2016 Në ora: 15:27
Pamje nga marrëveshja me futbollistin portugez

Skuadra e Gjilanit mëton të përforcohet me futbollistë cilësorë për edicionin e ri.  Klubi që ka për kryetrajner Arbnor Morinën shikon me shumë kujdes tregun dhe synon të sjell lojtar me cilësi. Drejtuesit e këtij klubit bëjnë të ditur se janë përforcuar me një futbollist portugez. Është fjala për Jorge Teixeiran. “Kemi nënshkruar kontratë me lojtarin portugez i cili po cilësohet nga drejtuesit e klubit mjafte cilësor. Portugezi ka qenë në prova nga java e kaluar dhe me aftësitë e treguar Gjilani ka vendosur të nënshkruaj me të. Teixeira luan si mesfushor ofensivë dhe më parë ka luajtur në ligën portugeze, Portimonense”, thuhet nga klubi gjilanas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat