Aktores që i fle në shpirt klubi shqiptar që po bën histori

Futboll

Aktores që i fle në shpirt klubi shqiptar që po bën histori

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 korrik 2016 Në ora: 15:46
Qëndresa Loki në stadium në takimin Shkëndija - Neftci 1:0

Aktorja nga Hani i Elezit,  Qëndresa Loki, nuk e ka lënë zemra rehat pa marr rrugën drejt në stadiumin ‘Philip II’ në Shkup për ta përkrahur skuadrën shqiptare, Shkëndija nga Tetova.  Ajo ishte e pranishme në stadium si edhe shumë figura tjera të njohura nga politika, kultura e sporti, për ta përkrahur Shkëndijen drejt triumfit historik me rezultat 1:0 ndaj ekipit nga Azerbajxhani, Neftci, kurse sfida e parë në Baku kishte përfunduar pa gola (0:0).   Shkëndija siguroi biletën për në rrethin e tretë të Europa League në futboll, e cila do të ndeshet me Mlada Boleslav nga çekia. Qëndresa tha se moti kohë nuk kishte parë atmosferë më të bukur sportive se sa në Shkup, për faktin se fitorja u kremtua në mënyrë madhështore që i ngjante një dasme. Nga do boritë e festës për kualifikimin historik të skuadrës shqiptare. “Ishte atmosferë e paharrueshme, nuk do të harroja kurrë këtë kremte aq të madhe e të bukur”, tha Loki për gazetën kombëtare 'Bota sot'. Aktorja luan në “serialin 192’ - Krenar Belegu, pastaj “Takimi" me regji Durim Kryeziu,   "Bisedë për jetën" -  Agim Abdullahu,  “Lusi ne qiell”  - shfaqja e diplomës ne teatrin Dodona me regji të Shkurte Aliu-Gashi. Kjo vajzë nuk e kishte pasur përtesë edhe të brohoras për klubin kuqezi, madje konsideron se i solli edhe fat Shkëndijes për fitore. Kjo njihet edhe për temperamentin që ka në seriale, por edhe për butësinë, por edhe zërin karizmatik herë-herë edhe të dhimbshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat