Mourinho zgjedh kapitenin e United

Futboll

Mourinho zgjedh kapitenin e United

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 16:18
Jose Mourinho

Jose Mourinho do t’ia besojë shiritin e kapitenit Wayne Rooneyt.

Trajneri portugez nuk ka dashur që të bëjë ndryshime me shiritin e kapitenit duke ia besuar atë sërish Wayne Rooneyt, por nuk i ka premtuar atij që do të luajë në çdo ndeshje.

Megjithatë, Mourinho thotë se si ai ashtu edhe lojtarët e cilësojnë Rooneyn si njeriun e duhur për të qenë kapiten.

“Rooney është kapiten i këtij klubit, kapiten i menaxherit dhe kapiten i lojtarëve”.

“Unë i besoj shumë atij dhe jam i bindur që do të jetë një prej lojtarëve tanë kryesorë në këtë sezon”, ka deklaruar Mourinho, megjithëse, ia ka bërë me dije që duhet luftuar shumë për të zënë një vend në formacion.

“Rooney e di se duhet të punojë shumë dhe ai po ashtu e di se çfarë kërkoj unë. Por atë që kam vërejtur është se Rooney punon shumë dhe kësisoj ka arritur shumë në karrierë”, ka përfunduar portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat