Januzaj me Manchester Utd pësuan fiasko nga Dortmundi

Futboll

Januzaj me Manchester Utd pësuan fiasko nga Dortmundi

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2016 Në ora: 16:44
Pamje nga ndeshja Manchester Utd-Dortmund 1:4

Manchester Utd nuk bëri paraqitjen e pritur në përballje me Dortmundin, duke pësuar me rezultat 4:1, në takimin e parë të turneut International Champions Cup që po zhvillohet në Shangai të Kinës. Sulmuesit e Dortmundit treguan kualitetet e tyre ndaj ekipit të trajnerit Jose Mourinho. Talenti shqiptar, Adnan Januzaj luajti nga minuta e 66-të, kur e zëvendësoi yllin armen, Mkhitaryan, por ekipi i tyre dëshpëroi me rezultat. Golat për Dormundin i realizuan: Castro (20’ e 86’), Aubameyang (36’) e Dembele (57’)  dhe  për Manchester Utd: Mkhitaryan (59’). Mbi të gjitha ky turne që po zhvillohet është një test i mirë për të gjitha ekipet për të parë formën për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat