Lladrovci ndahet me Kukësin

Futboll

Lladrovci ndahet me Kukësin

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:17
Lapidar Lladrovci

Futbollisti nga Kosova, Lapidar Lladrovci, largohet nga skuadra e Kukësit e cila të enjten në mbrëmje që e lamë pas, është eliminuar nga garat e Europa Leagues. Kukësi pas humbjes në Vjenë me 1:0 nga Austria, në sfidën e kthimit pësoi disfatën tjetër në Elbasan me rezultat 4:1. “Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e FK Kukësit. Falënderoj shumë tifozët kuksian për përkrahjen e vazhdueshme. Trofeu i parë dhe gëzimi i përbashkët sidomos festa në Kukës janë çaste që nuk do t'i harroj dhe do t'i kujtoj me gëzim. Shokëve të ekipit e posaçërisht trajnerit Klodian Duro iu uroj shumë suksese”, shkruan mes të tjera Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat