Anglia me trajner të ri

Futboll

Anglia me trajner të ri

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:37
Sam Allardyce

Sam Allardyce është trajneri i ri i Anglisë. Federata Angleze e Futbollit ka zgjedhur më në fund pasardhësin e Roy Hodgson, i cili ka dhënë dorëheqjen pas paraqitjes zhgënjyese të “Tre Luanëve” në Europianin që është zhvilluar në Francë. Detyra e 61-vjeçarit do të jetë të udhëheqë kombëtaren drejt suksesit në Kampionatin Botëror -  ‘Rusia 2018’. “Jam shumë i nderuar për këtë detyrë që më është ngarkuar, edhe pse nuk është një sekret se kjo ka qenë ajo që kam dashur gjithmonë. Për mua, është padyshim detyra më e mirë në futbollin anglez”, -  ka thënë Allardyce.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat