Ja sa milionë euro ka shpenzuar Barcelona për përforcime (Foto)

Futboll

Ja sa milionë euro ka shpenzuar Barcelona për përforcime (Foto)

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 11:04
Ilustrim

E përditshmja sportive katalune, Sport, ka zbuluar se sa milionë euro ka shpenzuar Barcelona për përforcime deri më tani.

Kmapioni i La Ligës, Barcelona ka qenë mjaft aktiv gjatë afatit kalimtar të verës  duke bërë katër transferime: Lucas Digne, Andre Gomes, Samuel Umtiti dhe Denis Suarez.

Këto përforcime  i kanë kushtuar ekipit katalunas 80 milionë euro, ndërkohë që duke i shtuar 24 milionë të tjera që do të paguhen nga bonuset, shifra shkon në 105 milionë euro.

Kurse, Barcelona deri më tani ka shitur vetëm Alen Halilovicin në Hamburg (5 milionë euro) dhe Marc Bartran në Borussia Dortmund (8 milionë euro)

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat