Napoli kontratë të re për Elseid Hysaj

Futboll

Napoli kontratë të re për Elseid Hysaj

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 21:16
Elseid Hysaj

Pas largimit të Higuain, Napoli nuk do të humbasë edhe një tjetër lojtarë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Drejtuesit napolitan kanë vendosur një klauzolë deri në 50 milionë euro për prishje të njëanshme të kontratës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, palët kanë rënë dakord pas takimit të fundit për rinovimin e kontratës. Nga kontrata e re, shkodrani pritet të fitojë rreth 1.6 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Po aq e rëndësishme është edhe klauzola dhe shifra shumë e lartë e saj, që do të thotë se klubi italian kërkon të largojë përfundimisht nga merkato Elseid Hysaj. Për mbrojtësin ka pasur oferta nga skuadra të ndryshme të Evropës si Bayern, Barcelona dhe Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat