Lucas tregon se kush do ta fitojë Topin e Artë

Futboll

Lucas tregon se kush do ta fitojë Topin e Artë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 09:51
Ronaldo Messi Neymar

Anësori i Real Madridit, LucasVazquez, po shijon momentet më të mira të karrierës së tij. Pas një viti huazim te Espanyoli, lojtari i akademisë së ‘Los Blancos’ u rikthye në shtëpi për të qenë një ndër lojtarët kyç në ekipin e Zinedine Zidane, ku edhe fitoi në Ligën e Kampionëve.

Ai në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit, foli për shumë gjëra, në mesin e tyre edhe për Topin e Artë. Vazquez nuk ka dyshime se bashkëlojtari i tij, CristianoRonaldo, e meriton që të fitojë për herë të katërt këtë çmim, kjo për shkak asaj se çfarë ka arritur me klub e Kombëtare këtë sezon.

“Nuk mendoj se ka ndonjë dyshim sa i përket këtij çmimi. Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë më shumë se çdo lojtarë tjetër dhe shpresoj se do ta fitojë atë përsëri”, është shprehur Lucas Vazquez.

“Duke luajtur përkrah tij, është gjithçka më e lehtë. Edhe nëse ju i dërgoni një pasim jo të mirë, ai do ta gjejë një mënyrë që ta shndërrojë në gol. Është e pabesueshme ajo se çfarë po bën Ronaldo”, ka shtuar lojtari i cili rrjedh nga akademia e Realit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat