Anglezi gjykon takimin Partizani-Salzburg

Futboll

Anglezi gjykon takimin Partizani-Salzburg

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 15:47
Michael Oliver

Partizani nga Tirana do të gjykohet nga një gjyqtari  i njohur anglez në sfidën e parë të UEFA Champions League mes Partizanit dhe Salzburgut të martën në mbrëmje në “Elbasan Arena”.  Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Michael Oliver, i caktuar arbitër kryesor për 90 minutëshin e të kuqve në takimin vendimtar, ndërsa ndihmës të tij do të jenë anglezët Stuart Burt e Adam Nunn. 31-vjeçari Oliver është një gjyqtar i ri por ai ka arritur t’i ngjisë me shpejtësi shkallët e karrierës ku numëron shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare. Ai drejton ndeshje në Premier League që prej vitit 2010, ndërsa në FIFA është regjistruar gjatë vitit 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat