Grasshoppers-i e nisi me këmbë të mbarë edicionin e ri në Kampionatin e Zvicrës. Skuadra e Grasshoppers triumfoi me rezultat 2:0 kundër të rikthyerit në elitë, Lausanne. Alban Pnishi dhe Mërgim Brahimi luajtën titullarë për Grasshoppersi-in, duke dhënë maksimumin në fitoren e madhe. Futbollisti Caio është shënues i dyfishtë (24’ e 64’) dhe më i merituari për tri pikët që ndalën në konak të tyre. Shqiptarët e Grasshoppers-it e filluan fortë mirë kampionatin e ri dhe me synime që të jenë në pjesën e lart të renditjes.