Capello befason me një deklaratë për Juventusin

Futboll

Capello befason me një deklaratë për Juventusin

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 19:24
Fabio Capello

Ish trajneri i Juventusit, Fabio Capello nuk u jep asnjë shans skuadrave të tjera në Itali në luftën për t'i rrëmbyer titullin bardhezinjve. “Ishte e kotë të luaje për titullin kundër Juventus që para se të vinte Higuain, imagjinoni tani. Gara për titullin u mbyll pa filluar!”, thekson fillimisht strategu italian. Sipas tij tashmë bardhezinjtë janë mes katër ekipeve më të mira të Europës. “Blerja e Higuain i detyron bardhezinjtë të luftojnë për të fituar Champions League. Kishin nevojë për një futbollist të tillë dhe kanë të drejtë që investuar 95 milionë euro.  Nëse më parë synimi ishte të futeshin mes katër ekipeve më të mira të Europës, tani ia kanë dalë dhe e nisin veprimtarinë në të njëjtin nivel me Bayern, Barcelona dhe Real Madrid.” I pyetur për një krahasim të mundshëm mes Higuain dhe Batistutës, Capello nuk bën krahasime, por është i bindur në një aspekt. 
“Ishte kohë dhe kampionat tjetër. Romës atëherë i duhej vetëm një golashënues, ndërsa këtu po flitet për një ekip të ndërtuar për të fituar Champions League".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat