Disa skuadra për titull

Futboll

Disa skuadra për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2016 Në ora: 19:31
Pamje nga stërvitjet e Besës

 

Më pak se një muaj kanë mbetur deri te fillimi i edicionit të ri të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Klubet po stërviten me intensitet të shtuar në kërkim të formës më të mirë.  Mesfushori i Besës së Pejës, Dukagjin Gashi, tha se falë atmosferës që mbretëron në kolektivin e tij nuk e vërejnë vapën e madhe, por tërë fokusin e ka që t’i mbushin bateritë për edicionin e ri. Gashi e parashikon një edicion shumë më të mirë e të fortë se ato paraprak, duke i marr për bazë edhe shumë rrethana. “Janë ditët e vapës. Mendoj që është e vështirë paksa, siç dihet është fazë shumë e mundimshme, ngase tani punohet në përgatitje fizike dhe duhet t’i kushtohesh pushimit mirë pas ushtrimeve, sepse është ngarkesë  e madhe. Stërvitet dy herë në ditë në këtë vapë, por atmosferën që e kemi në klub, nuk jemi duke e vërejt vapën shumë”, tha Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Shumica e ekipeve kanë sjell risi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat