Varane dëshiron qëndrimin në Real

Futboll

Varane dëshiron qëndrimin në Real

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 22:26
Raphael Varane

Raphael Varane këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në Real Madrid pasi mbrojtësi shpreson për të filluar sezonin e ri me një propozim të pastër.

Varane duroi një fushatë zhgënjyese gjatë sezonit 2015-16, pasi dështoi për të zhvendosur Sergio Ramosin ose Pepen nga qendra e mbrojtjes, ku u pasua nga një dëmtim që përjashtoi atë nga dy finalet, Ligës së Kampionëve dhe Euro 2016.

Gjithashtu u informua për një ribashkim të francezit me ish-trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho te Manchester United, por ai e bëri të qartë se ikja nuk është një opsion, pasi që foli për një motivim të freskët në karrierën e tij te Los Blancos.

“Unë dua të qëndroj këtu. Gjithçka është mirë për mua dhe dua të vazhdoj progresin tim”, tha Varane për Marca.

“Ndjehem i dashur nga klubi dhe nga tifozët. Ata më trajtojnë si një lojtarë të akademisë. Luaj me lojtarët më të mirë në botë. Unë për vete do të qëndroj. Më e mira nga Varane akoma nuk ka ardhur”, përfundoi mbrojtësi francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat