Veseli u kritikua në “Euro 2016”, tani i ndodh edhe diçka e keqe

Futboll

Veseli u kritikua në “Euro 2016”, tani i ndodh edhe diçka e keqe

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 22:36
Frederik Veseli

Presidenti i Luganos, Angelo Renzeti ka thënë se është i zhgënjyer me mbrojtësin Freferik Veseli dhe ka paralajmëruar largimin e tij nga klubi.

Frederik Veseli po bëhet gati të gjejë skuadrën e tij të 7 në vetëm 6 vite karrierë si futbollist profesionist.

Pas eksperiencave te Manchester City, Manchester United, Ipswich, Burry, Port Wale dhe Lugano, tashmë lojtari është në kërkim të një sistemimi të ri, pasi skuadra zvicerane ka konfirmuar largimin e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare.

Sipas presidentit të Luganos, Angelo Renzeti, lamtumira nuk ka qenë edhe aq miqësore dhe ai ka mbetur shumë i zhgënjyer nga sjellja e lojtarit të cilin klubi e ndihmoi në një moment të vështirë të karrierës.

“Problemi i Veselit është paksa burokratik, në aspektin që ne kishim aktivizuar një opsion për vitin e dytë në marrëveshje. Menaxheri i tij shkoi te një avokat duke thënë se në vitin e dytë duheshin rishikuar gjërat edhe pse nuk ishte në kontratë. Ne për ta mbajtur, i propozuam diçka ndryshe nga kontrata efektive, por ai nuk e  pranoi, ndaj të hënën do të largohet.

Janë djem që janë në duar të menaxherëve, avokatëve. Ai  ka bërë xhiron e të gjithë Europës. E vetmja skuadër që i ka besuar ishim ne dhe falë nesh mbërriti edhe Kombëtaren. Unë prisja një sjellje tjetër prej tij”, deklaroi Renzeti për mbrojtësin 23 vjeçar shqiptar, i cili tashmë duhet të fillojë të kërkojë një sistemim të ri.

Veseli ka veshur në 4 takime fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit, për herë të fundit në ndeshjen e Euro 2016 kundër Francës. Ai ishte surpriza e përzgjedhjes prej 23 emrash të Gianni de Biasit për turneun, duke u preferuar para lojtarëve si Gjimshiti e Rashica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat