Mancini flet për largimin e mundshëm nga Interi

Futboll

Mancini flet për largimin e mundshëm nga Interi

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 08:56
Roberto Mancini

Roberto Mancini ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur në raportet e tij me Interin, porse nuk e di se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Trajneri italian pritet të largohet nga Nerazzurrët, pasi shefat e ri duan ndryshim në stafin trajnues.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me dy ditë më parë, situata është normale. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim’.

“Takimi im me Thohir? Nuk ka asgjë për të sqaruar rreth kësaj teme”, ka deklaruar Mancini.

Ai është pyetur edhe për mundësinë e shitjes së Mauro Icardit duke thënë se nuk i takon atij të flasë për tregun transferimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat