Luis Suarez e ka publikuar një fotografi bashkë me Leo Messin.
Skuadra e Barcelonës është nisur për Angli, ku do t’i zhvillojë një pjesë të përgatitjeve para sezonit të ri, si dhe disa ndeshje miqesore.
Sulmuesi i katalunasve, Luis Suarez, e ka publikuar një fotografi me Leo Messin në aeroplan dhe nuk e ka lënë pa e komentuar as frizurën e re të argjentinasit.
“Duke shkuar në Angli. Vazhdojmë me parasezonin dhe miku im me dukjen e tij të re”, shkroi Suarez në rrjetet sociale.