A do ta ndryshojë mendjen?

Futboll

A do ta ndryshojë mendjen?

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:06
Pierre-Emerick Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang hedh poshtë zërat e një largimi të mundshëm të tij nga Borussia e Dortmundit por në njëjtën kohë i hap derën vetëm një ekipi të madh. Sulmuesi nga Gaboni aktualisht është i lumtur te verdhezinjtë dhe po përgatitet për sezonin e ri futbollistik 2016-2017, gjithsesi të ardhmes asnjëherë nuk i dihet dhe deri në fund të merkatos mund të ndodhin shumë gjëra. 27-vjeçari i lindur në Francë përmomentin është i bindur për qëndrimin e tij te Dortmundi, por ndërkohë shprehet se mund të ndryshojë mendje nëse merr një ofertë nga Bernabeo. ” I vetmi klub që mund të më largonte nga Dortmundi është Reali i Madridit, asnjë tjetër për momentin", theksoi Aubameyang në një prononcim për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat