Shkëndija mëson rivalin e parë në kampionatin maqedonas

Futboll

Shkëndija mëson rivalin e parë në kampionatin maqedonas

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:33
KF Shkëndija

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova do të përballet me Sileksin e Kratovës, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. “Sot në hapësirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për kalendarin e ndeshjeve për sezonin garues 2016/2017 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ në start më 7 gusht në orën 17:30 do të luajnë si vendas, ndërsa kundërshtar do të jetë Sileksi nga Kratova. Në sezonin e ri do të luhet me sistem të ri të garave, do të ketë gjithsej 4 raunde me nga 9 xhiro, apo gjithsej 36 xhiro, por për dallim nga e kaluara nuk do të ketë play-off dhe play-out. Sezoni i ri garues në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të nis më 7 gusht, ndërsa do të zgjasë deri në maj të vitit 2017. Nga 4 dhjetori i vitit 2016 deri më 19 shkurt të vitit 2017 do të jetë pauza dimërore”, bëhet e ditur nga KF Shkëndija, ndryshe është fituese e Kupës së Maqedonisë dhe në rrethin e tretë të Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat