Ballotelli nuk mërzitet pse Liverpooli e lë të stërvitet me U-21

Futboll

Ballotelli nuk mërzitet pse Liverpooli e lë të stërvitet me U-21

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 18:59
Mario Balotelli

Nuk ka më vend për Mario Balotellin te FC Liverpool, as edhe gjatë fazës përgatitore të sezonit. Teksa Reds bashkë me trajnerin gjerman Jurgen Klopp momentalisht ndodhen në Kaliforni duke vazhduar ndeshjet para-sezonale, Balotelli është në Angli. Klopp hoqi dorë nga mundësia për të marrë sulmuesin e skandaleve në kampin stërvitor bashkë me profesionistët e tjerë. 25 vjeçarit i është dhënë urdhri të rrinte në Evropë duke u stërvitur me ekipin e dytë të Liverpool. Por mesa duket Balotelli nuk është se e ka pritur keq këtë vendim të trajnerit. Ditën e hënë ai publikoi një foto në Instagram, ku pozon duke qeshur bashkë me ekipin e U21 të punëdhënësit aktual. Ai vazhdon të punojë fortë, dhe madje shprehet se ishte një seancë e mirë, e shoqëruar me lojtarë të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat