Maradona kritikon Higuainin: Nuk e kuptoj vendimin e tij

Futboll

Maradona kritikon Higuainin: Nuk e kuptoj vendimin e tij

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 22:32
Diego Armando Maradona dhe Gonzalo Higuain

Legjenda e Napolit dhe Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka kritikuar bashkëkombësin e tij Gonzalo Higuain për largimin në drejtim të Juventusit.

“Ai u shit për ofertën maksimale të klauzolës edhe pse kurrë nuk do të jetë në gjendje për të përsëritur atë që ka bërë vitin e kaluar. Mënyra se si ai u largua ishte e gabuar, sepse ajo që mund të marrësh në Napoli nuk mund ta gjesh diku tjetër. Mua nuk më pëlqen fakti që bëri teste mjekësore në fshehtësi, tifozët e Napolit nuk e meritonin një gjë të tillë. Juventinët janë të urryer nga napolitanët, dhe nga kjo pikëpamje unë e kam të vështirë të kuptoj vendimin e ‘Pipitas’ ”, shprehet Maradona në një intervistë për “Il Mattino”.

Maradona shpresonte që Higuain ta udhëhiqte ekipin italian drejt fitores se dy titujve kampion, sikundër kishte bërë ai në sezonet 86-87 dhe 89-90. Sidoqoftë ai shpreson që me shumën e përfituar nga shitja e Higuainit të ndërtohet një ekip fitues në sezonin e ardhshëm.

“Unë pres që presidenti Aurelio De Laurentiis të përdorë 90 milionë euro për të bërë një Napoli fitues”, përfundoi Maradona. Higuain po shihet si tradhtar në kampin napoletan pas kalimit te “Zonja e Vjetër” për shumën rekord 94 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat