Ribery ndihet i rilindur me Ancelottin

Futboll

Ribery ndihet i rilindur me Ancelottin

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 08:57
Franck Ribery

Franck Ribery ka zgjedhur fjalët më të mira për trajnerin e ri të Bayern Munich, Carlo Ancelotti.  

Mesfushori francez ndihet përsëri i motivuar dhe në formë pas ardhjes së trajnerit italian, ndjesi që nuk e kishte nën udhëheqjen e Pep Guardiolas.

“Ndihem i lirë, i motivuar. Carlo Ancelotti është një dhuratë për këtë ekip. Unë nuk kam më nevojë për të mësuar, kam nevojë për besim, respekt dhe afërsi. Po i pata këto jam gati të jap jo 100%, por 150%”, deklaroi fillimisht Ribery.

“Me Ancelotti ndjej sërish besim, është një trajner i madh. Kam nevojë për njerëz si ai, si Jupp, si Ottmar, për njerëz që më japin besim për të shfaqur aftësitë e mia”.

“Jam i lumtur që Carlo është këtu, di si të sillet me lojtarët. Është i duhuri për ne, me të mund të arrijmë gjëra të mëdha. Jam i lumtur që më në fund po fillon”, përfundoi mesfushori francez. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat