Sa përfiton Partizani nëse kualifikohet në rrethin tjetër?

Futboll

Sa përfiton Partizani nëse kualifikohet në rrethin tjetër?

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 11:08
Partizani

Sot në orën 20:15 Partizani do të luajë kundër Salzburgut por deri tani të kuqtë kanë përfituar mjaftueshëm të ardhura financiare të cilat përllogariten në rreth 1 milionë euro nga pjesëmarrja në kualifikueset e Europa Leagues dhe Champions Leagues. Fillimisht Partizani në turin e dytë u shpërblye 300 mijë euro, ndërsa nga ndeshja e parë nëEuropa League të kuqtë përfituan 150 mijë euro. Pas kualifikimit historik për në fazën e tretë, Partizani përfitoi 400 mijë euro, ndërsa 220 mijë euro si shpërblim për faktin që siguroi pjesëmarrje në ‘play off’ të Europa Leagues. Por nëse Partizani arrin të kualifikohet ndaj Salzburgut atëherë automatikisht arrin në fazën "play off" të Champiuons League ku do të përfitojë plot 3 milionë euro. Të kuqtë po synojnë të përsërisin suksesin e vjetshëm të skuadrës së Skënderbeut e cila për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar mori pjesë në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat