Plani B i Barcelonës

Futboll

Plani B i Barcelonës

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 11:18
Bacca

Operacioni i fundit në afatin kalimtar të verës për Barcelonën do të jetë ai i transferimit të një sulmuesi, por precedentët e viteve të kaluara tregojnë se klubi katalanas nuk ka përdorur një bisturi mjekësore për këtë repart, por thjesht ka futur duart thellë në xhep. Sivjet nuk është rasti, pasi kampionët e Spanjës nuk duan të shpenzojnë. Po flasim për njeriun i cili do të jetë pas shpatullave të Luis Suarezit, pra jo titullar. Kështu, teksa katalanasit po negociojnë me Atletico Madridin për sulmuesin Luciano Vietto, të cilin duan ta sigurojnë për rreth 22 milionë euro, “El Mundo Deportivo” zbulon se për teknikun Luis Enrique drejtuesit kanë ndërmend edhe një plan B: Carlo Bacca! Kolumbiani ka refuzuar dy herë ofertën e West Hamit, sepse dëshiron të shkojë te një skuadër e cila luan në Champions League. Barcelonës i duhet të rivalizojë me Napolin, që deri tani thuhet se ka ofruar 20 milionë euro plus një lojtar për sulmuesin, pas shitjes rekord të Gonzalo Higuainit te Juventusi (90 milionë euro, ende jo zyrtare).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat