Sadiku nuk feston golin kundër Winterthurit, ‘i pakënaqur me byrokracinë e klubit?’

Futboll

Sadiku nuk feston golin kundër Winterthurit, ‘i pakënaqur me byrokracinë e klubit?’

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 korrik 2016 Në ora: 13:23
Sadiku

Në minutën e 82 Armando Sadiku, shënoi golin e dytë dhe të sigurisë me klubin e tij FCZ në ndeshjen e parë kundër Winterthurit. Takimi u mbyll 2:0. Ai ngriti në këmbë 13.707 tifozë, por vetë nuk festoi, shkruan blick.ch.

Ai nuk ngriti grushtin në qiell dhe kjo mbase ka të bëjë me deklaratat e tij për t’u larguar nga liga e dytë zvicerane. “Unë kam shumë oferta, disa të tilla janë nga liga që e kam pas ëndërr, Bundesligë,” tha ai para pak kohësh. Megjithatë duket që pronarët e klubit të Cyrihut nuk i kanë dhënë shansin për ta realizuar, pasi kërkuan 9 milion euro për zhvleftësimin e kontratës, përcjell botasot.info.

Sadiku është bërë protagonist i golit të sigurimit të Shqipërisë kundër Armenisë me golin e tretë të takimit që përfundoi (0:3), me golin kundër Rumanisë (1:0) në 19 qershor ku ngriti gjithë shqiptarët në këmbë, dhe tani me golin në ndeshjen e parë kundër Winterthurit. Kjo e fundit Sadikun nuk e kënaqi dhe sikur dëshiron të thotë diçka nga brenda.../Bota sot

Video ketu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat