Pas martesës Mehmedin e 'shqetëson' e ardhmja e futbollit

Futboll

Pas martesës Mehmedin e 'shqetëson' e ardhmja e futbollit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 korrik 2016 Në ora: 13:48
Admir Mehmdi

Para një jave Admir Mehmdi u martua në Gostivar, ndërsa kishte të ftuar edhe Pajtim Kasamin nga Struga. Tani atë e shqetëson diçka tjetër. "A ka të ardhme Admir Mehmedi (25) në Bayer Leverkusen?", pyet media zvicerane blick.ch. Golashënuesi në KE për Zvicrën kundër Rumanisë, gjatë sezonës së verës qëndroi shumicën e rasteve në stol. Mundësia e shitjes dhe zhvletësimit të kontratës shikohet gjithmonë si një opsion përkundër që 25 vjeçari nuk e pranon.

“Këtu kam një kontratë tre vjeçare dhe s’janë gjërat e mia të vendos për këtë,” tha Mehmedi, përcjell botasot.info. Ai shpreson akoma në një mundësi te klubi i tij duke thënë se “ndryshe do isha më i zënë me ndonjë transferim.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat