Katër futbollistë pritet të largohen nga Barcelona

Futboll

Katër futbollistë pritet të largohen nga Barcelona

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 14:38
Futbollistë të Barcelonës

Klubi i ka kërkuar trajnerit Luis Enrique që të largojë disa lojtarë nga skuadra.

Kampionët e Spanjës kanë qenë mjaft aktiv në këtë afat kalimtar duke u përforcuar me katër lojtarë deri më tani.

Por drejtuesit e klubit tash dëshirojnë që të largojnë disa lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique.

Është pothuajse e sigurt se Martin Montoya dhe Cristian Tello do të largohen, por atyre pritet që t’u bashkohen edhe Douglas e Sergi Samper, me këtë të fundit që pritet të huazohet në ndonjë ekip tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat