Juventusi më i mirë se Tottenham-i

Futboll

Juventusi më i mirë se Tottenham-i

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 14:42
Juventusi feston golin

Kampioni i Italisë, Juventusi, shënoi fitore me rezultat 2:0 në takim me Tottenham-in, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të turneut  International Champions Cup në futboll. Allegri hodhi në fushë edhe dy blerjet më të reja të verës: Pjaniçin dhe Benatian, teksa të dy nuk zhgënjyen aspak me lojën e tyre.  Për Juventusit shënuan: Dybala (5’) e Benatia (15’) dhe për Tottenham-in Lamela (67’).  Në përgjithësi ishte lojë e mirë dhe të dy trajnerët panë formën e futbollistëve të tyre. Tottenham me gjithë humbjen bëri paraqitje të mirë, ndërsa në anën tjetër kampionët e Italisë konfirmuan se janë në formë për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat