Icardi s’e përjashton mundësinë e largimit

Futboll

Icardi s’e përjashton mundësinë e largimit

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:07
Mauro Icardi

Futbollisti Mauro Icardi nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Inter për të shkuar te Napoli.  “Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Icardi. Përfaqësuesit e sulmuesit raportohet të kenë pasur kontakte me ekipin e kaltër, por klubi i tij nuk pranoi për momentin t’i rinovojë kontratën dhe në të njëjtën kohë nuk kërkon ta shesë, sidomos te një rival direkt në Seria A. Icardi aktualisht ndodhet bashkë me ekipin në Shtetet e Bashkuara duke kryer fazën përgatitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat