Lahm: Ancelotti njeriu i duhur për Bayernin

Futboll

Lahm: Ancelotti njeriu i duhur për Bayernin

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:44
Philipp Lahm, Carlo Ancelotti

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm e cilëson Carlo Ancelottin si njeriun e duhur për klubin bavarez.

Ancelotti ka marrë vendin e lënë nga Pep Guardiola, i cili pas tre sezoneve të kaluara në ‘Allianz Arena’, ka marrë drejtimin e Manchester Cityt.

Sipas kapitenit të Bayernit, me ardhjen e Carlettos klubi do të vazhdojë rrugën e sukseseve si në Bundesligë ashtu edhe në Evropë.

“Janë të paktë ata trajnerë që të kuptojnë ashti siç bën Ancelotti. Pas vetëm dy javësh stërvitje me të, jam plotësisht i bindur që ai është njeriu i duhur për ta drejtuar Bayernin”.

“Carlo ka punuar me shumë skuadra të mëdha dhe të gjithë i dimë sukseset e tij. Ai di si të flas me secilin futbollist dhe kjo na bën edhe neve që të ndihemi mirë”, ka deklaruar Lahm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat