Gafa e çuditshme e kundërshtarëve të Partizanit

Futboll

Gafa e çuditshme e kundërshtarëve të Partizanit

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:47
Pamje nga ndeshja e Salzburgut

Red Bull Salzburg, kundërshtari i sotëm i Partizanit në Ligën e Kampioneve, është bërë protagonist i një episodi shumë të veçantë në këtë edicion. Gjatë ndeshjes së turit të dytë të turneut, ndaj letonezëve të FK Liepaja, në fushë ndodhi diçka shumë e çuditshme. Nga pamjet televizive dhe fotot, u zbulua se mbrojtësi Andreas Ulmer, nuk mbante veshur fanellën e skuadrës së tij, por atë të një klubi tjetër nën pronësi të kompanisë Red Bull, gjermanëve të Lajpcigut. Fanellat e dy skuadrave, të prodhuar nga e njëjta kompani, janë identike, u ndryshon vetëm logoja e klubit, e vendosur në pjesën e përparme, raporton panoramasport. Ajo që e bën më të çuditshme situatën është se në fillim të ndeshjes, në momentin e fotos zyrtare, Ulmer mbante një fanellë me stemën e Salzburgut. Por në pushim të ndeshjes, ai e ka ndërruar fanellën që mbante veshur duke kërkuar një të padjersitur dhe është kthyer në fushë me atë të Lajpcigut. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat austriake, gabimi që nuk është vënë re nga askush deri pas përfundimit të sfidës, ka ardhur nga një paketim i gabuar që kompania e cila prodhonte këto fanella, i ka dërguar ekipit të Salzburgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat