Si e shikon Mihajlloviqi Ajetin?

Futboll

Si e shikon Mihajlloviqi Ajetin?

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:53
Ajeti e Mihajlloviq

Edhe pse nga fillimi i kampionatit Italian na ndajnë ende disa javë, duket se aventura te Torino nuk ka nisur mirë për Arlind Ajetin. Trajneri serb i Torinos, Sinisha Mihajloviq, për momentin nuk ka besim te mbrojtësi shqiptar, pasi e shikon si një alternativë në rast dëmtimi apo pezullimi të njërit mes Maksimoviqit dhe Morettit. Në rast nevoje, Ajeti shikohet edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Sa i përket të ardhmes të mbrojtësit në Torino, është ende herët për të folur, pasi afati kalimtar mund t’i largojë njërin prej konkurrentëve të tij. Mësohet se Maksimoviq ka marrë oferta nga disa klube si Chelsea dhe Sevilla. Dy klubet në fjalë janë gati të shpenzojnë deri në 3 milionë euro për serbin. Këto janë disa nga spekulimet e mediave italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat