Atletico Madrid e transferon sulmuesin francez

Futboll

Atletico Madrid e transferon sulmuesin francez

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:55
Kevin Gameiro

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Sevillan për Kevin Gameiro.

Atletico Madrid do të përforcohet me sulmuesin francez, Kevin Gameiros nga Sevilla.

Marca raporton që dy klubet spanjolle kanë arritur marrëveshje, për kalimin e francezit në “Vincente Calderon”.

Ai do t’i bashkohet nënkampionit të Evropës në nivel klubesh, vetëm nëse Luciano Vietto kalon si huazim në Sevilla nga Atletico.

Shuma të cilën “Los Colchoneros” do t’ia paguajnë Sevillas është 30 milionë euro plus pesë të tjera bonuse, përcjell Lajmi.net.

Gameiro ishte njëri ndër futbollistët kryesorë të andaluzianëve sezonin e shkuar, ndërsa shënoi edhe në finale të Ligës së Evropës ndaj Liverpoolit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat