Nuk ka rëndësi sa ofron Napoli

Futboll

Nuk ka rëndësi sa ofron Napoli

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 19:19
Mauro Icardi

Inter ka si synim të ndërtojë një skuadër rreth Mauro Icardi dhe nuk ka ndërmend ta lejojë sulmuesin të largohet nga skuadra.  Megjithatë, pas zv.presidentit Javier Zanetti dhe Piero Ausilio se Inter nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin. “Icardi do të qëndrojë te Inter dhe pozicioni ynë është shumë i qartë në lidhje me këtë temë, – deklaroi Piero Ausilio për faqen zyrtare të zikaltërve në internet. – Nuk është çështje parash. Nuk ka rëndësi sa ofron Napoli. Plani ynë është të përforcojmë ekipin gjatë afatit kalimtar të verës dhe nuk mund ta bëjmë diçka të tillë nëse largohet një nga futbollistët tanë më të rëndësishëm. Gjithmonë ka qenë në dispozicion të trajnerit dhe ekipit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat