Ekipi më i urryer në kampionatin anglez

Futboll

Ekipi më i urryer në kampionatin anglez

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 20:21
Ilustrim

“Mançester Evening News” ka zhvilluar një sondazh, ku është kërkuar nga tifozët të votohet për ekipin më të urryer në kampionatin anglez. Ekipi më i urryer nga ana e tifozëve anglezë rezulton se është Çelsi. Në sondazh morën pjesë 10 mijë tifozë.

Çelsi u zgjodh si ekipi më i urryer, edhe për shkak se tifozët më të shumtë që morën pjesë në këtë sondazh ishin ata të Totenhemit dhe të Arsenalit. Vendin e dytë, si ekipi më i urryer në kampionatin anglez, e ka zënë Mançester Junajtid.

Pas Mançester Junajtid, në renditje kanë ardhur me radhë ekipet e mëdha si Liverpul, Mançester Siti, Arsenal dhe Totenhem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat