Toti: Futbollistët si shtegtarët

Futboll

Toti: Futbollistët si shtegtarët

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 09:18
Françesko Toti

Françesko Toti, sulmon lojtarët që kërkojnë paratë. Në një intervistë të fundit ai është shprehur kundër lojtarëve që duan një mal me para. “Futbollistët sot janë pak a shumë si shtegtarë. Ata ndjekin paratë dhe jo zemrën. Ndoshta ky është dallimi mes meje dhe të tjerëve. Nuk ka shumë sportistë që po ndjekin zemrën. Nëse kam menduar ndonjëherë për para, do të largohesha nga Roma dhjetë vjet më parë. Për mua është gjithçka rreth pasionit, jo për para”, ka thënë Toti, për “Football-Italia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat