Berisha i lumtur që me austriakët mundën Partizanin

Futboll

Berisha i lumtur që me austriakët mundën Partizanin

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 13:07
Valon Berisha

Valon Berisha ishte sebep që Salzburg-u triumfoi me rezultat 1:0 ndaj  Partizanit nga Tirana, në ndeshjen që u zhvillua në Elbasan. Ai u rrëzua në 16-sh në minutën e 70-të, ndërsa gjyqtari gjykoi në penallti, të cilën Soriano e shndërroi në gol dhe në fitoren e skuadrës austriake.  Berisha tha se ndihet mirë për fitoren dhe beson se do të kualifikohen në rrethin tjetër të Champions League. “Ne fituam dhe po ndihemi mirë. Tani kemi edhe një ndeshje për ta luajtur. Jemi afër, por së pari duhet ta bëjmë detyrën”, ka thënë Berisha për ‘Aftenposten.no’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat