Sportingu i Lisbonës i ka plotësuar dëshirën një djaloshi pesë vjeçar i cili vuan nga kanceri.
Klubi portugez padyshim se ka bërë transferimin më prekës të këtij afati kalimtar, duke i dhuruar një djaloshi mundësinë që të prezantohet si lojtari i ekipit.
Francisco që është tifoz i flaktë i Sportingut, pas nënshkrimit të kontratës do të jetë ‘Lojtari i 12-të’ i ekipit, në miqësoren me Lyonin që zhvillohet në fundjavë.
Padyshim që kjo iniciativë e presidentit Bruno de Carvalho meriton një përshëndetje të veçantë.