Orman: Balotelli ka dëshirë të vijë te ne

Futboll

Orman: Balotelli ka dëshirë të vijë te ne

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:00
Balotelli në një aksion

Skuadra e mirënjohur turke, Besiktas nga Stambolli, befason për sulmuesin italian, Mario Balotelli. Sulmuesi është kthyer te Liverpool-i pas aventurës së dytë zhgënjyese me Milan, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Klopp. Presidenti i Besiktas-it, Fikret Orman, është shprehur i gatshëm ta presë me krahë hapur futbollistin. “Balotelli është lloji i lojtarit me të cilin tifozët tanë mund të identifikohen. Jam i sigurt se do ta bënte ende më tërheqës klubin tonë. Po të mos ishte kështu, të them të vërtetën, nuk do të kishim menduar për ta marrë. Jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje për problemet e tij, mendoj se mund të ndryshojë me kujdesin që do të merrte në Turqi. E duam Balotellin dhe ai ka dëshirë të vijë te ne”, tha Orman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat