Reprezentuesi i Kosovës i bashkohet ekipit gjerman

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës i bashkohet ekipit gjerman

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:58
Fanol Perdedaj

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Fanol Perdedaj, largohet nga FSV Frankfurt dhe i bashkohet skuadrës tjetër gjermane të Bundesliga II, Munich 1860. Ai nënshkroi një kontratë trevjeçare, raporton faqja zyrtare e klubit. “Perdedaj do të luajë në të ardhmen për TSV 1860 Munih të në divizionin e dytë. 25-vjeçari ka nënshkruar (të mërkurën në mesditë) deri në vitin 2019. “Fanoli është një lojtar qe kemi shikuar për një kohë shumë të gjatë. Ai i përshtatet ekipit Munich 1860. Përveç kësaj, ai është shumë i zhdërvjellët”, - tha drejtori sportiv Thomas Eichin.  Në faqen zyrtare të klubit shkruhet për karrierën e futbollistit shqiptar dhe për debutimin e tij në takimin zyrtar miqësor ndaj Haitit, ku  Kosova luajti baras 0:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat