Për futbollistin e Kosovës: Lotët e tu, janë lotët tanë!

Futboll

Për futbollistin e Kosovës: Lotët e tu, janë lotët tanë!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2016 Në ora: 19:14
Labinot Ibrahimi i përlotur

Humbja nga Salzburgu ishte e papërballueshme për mbrojtësin e shquar nga Kosova, Labinot Ibrahimi, që luan në petkun e Partizanit nga Tirana.  Partizani në Elbasan mposhtet me rezultat 1:0 nga kampioni austriak, në takimin e parë të rrethit të tretë eliminator të Champions Leagues. “Kokën Lart! Ti je Labinot Ibrahimi, Ti je Partizani, Ti je pjesë e Legjendës. Lotët e tu, janë lotët tanë. Lotët e tu janë lotët e një legjende, lotët e një futbollisti që e di çfarë peshe ka fanella që ka veshur, lotët e një futbollisti që mban mbi vete përgjegjësinë ndaj shokëve të ekipit, stafit dhe tifozëve. Ky është futbolli. Forca Labi!”, shkruan në një postim të Sebastjan Kajas, tifoz i Partizanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat