Tevez: Ky klub i madh më ka bërë ofertë

Futboll

Tevez: Ky klub i madh më ka bërë ofertë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 21:08
Carlos Tevez

Carlos Tevez ka zbuluar që Antonio Conte i kishte bërë ofertë atij për transferim te Chelsea.

Antonio Conte ka kërkuar nga Carlos Tevez që t’i bashkohet atij tek Chelsea.

Por, përgjigja e sulmuesit argjentinas ka qenë negative, pasi nuk mund të largohej nga Boca.

“Isha duke vozitur me gjithë familjen time në veturë. Ishte çmenduri. Ai tha se kishte nevojë për një sulmues dhe më pyeti nëse dëshiroja të luajë për Chelsean”, deklaroi Tevez.

“Ai tha ‘Eja me ne, le të luftojmë së bashkë në këtë turned he ta fitojmë Premierligën. Kemi nevojë për dikë si ti për t’u bërë lider.’ Por unë i tregova atij që s’mund ta lë Bocan kështu”, shtoi ish sulmuesi i Juventusit, Man Utd e Man Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat