Përforcohet Korabi, firmosin nëntë futbollistë

Futboll

Përforcohet Korabi, firmosin nëntë futbollistë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 21:10
ilustrim

Korabi vazhdon përforcimet në merkato. Në përgatitje për sezonin e ri që do t’i gjejë në Kategorinë Superiore klubi i ardhur nga Kategoria e Parë ka zyrtarizuar këtë të mërkurë afrimin e nëntë lojtarëve. Skuadra që drejtohet nga Mërgjyshi ka hedhur të tjera firma përfshi dhe atë më mbrojtësin Ervis Kaja, që kishte zgjidhur kontratën e tij me klubin e Apolonisë. Po nga skuadra fierake bashkë me Korabin është bashkuar dhe një tjetër mbrojtës, Nako që gjithashtu ka punuar me trajnerin Mërgjyshi te bardhëjeshilët.

Ndërkohë që nga Pogradeci janë afruar Mihani dhe Zguro, kurse blerja tjetër ka qenë ajo e portierit Prenci. Gjithashtu kanë firmosur me Korabin dhe Jubani, Dukic, Zguro, Kiri dhe Mziu. Dy ditë më parë me klubin nga Peshkopia firmosi gjithashtu dhe Denis Peposhi, i cili ka qenë më parë pjesë e Kukësit. Drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë të tjera përforcime në merkato. Deri tani sic kishte deklaruar dhe trajneri Mërgjyshi, Korabi ka afruar në skuadër lojtarë kryesisht nga kampionati, me Mërgjyshin që kërkon t’i besojë përvojës së futbollistëve shqiptarë në këtë sezon të Superiores, ku skuadra e tij nuk kërkon të jetë thjesht kalimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat