Montella: Duhet të punojmë më shumë

Futboll

Montella: Duhet të punojmë më shumë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 13:11
Vincenzo Montella

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella i bën një analizë përgatitjeve të skuadrës.

Skuadra italiane e ka mposhtur Bayern Munichun pas penalltive në kuadër të International Champions Cup, pasi që loja e rregullt ishte mbyllur me rezultat 3:3.

Montella ka vërejtur shumë gjëra pozitive në ekip, por ai insiston se ende duhet punë për të arritur tek sukseset.

“Lojtarët kanë treguar guxim dhe kanë sakrifikuar shumë në këtë takim”.

“Jemi një skuadër e re dhe hap pas hapi do të rrisim nivelin e lojës, por kjo kërkon shumë punë”, ka thënë trajneri i Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat